Aktualitet

FOTOT/ Ushtarët amerikanë vijnë në Shqipëri, momentet para nisjes së stërvitjes më të madhe që është zhvilluar ndonj

17 Prill 2021, 10:47 Nga DOSJA
FOTOT/ Ushtarët amerikanë vijnë në Shqipëri, momentet

DURRËS – Forcat ushtarake amerikane do të nisin një stërvitje në vendin tonë dhe përgatitjet kanë nisur. Pamjet e siguruara nga Top channel tregojnë portin e Durrësit, ku ushtria amerikane po sjell mjetet për stërvitje. Sipas projektligjit që u miratua në Kuvend, stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Zëvendës komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë. Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

Ndërkohë kjo stërvitje vjen në të njëjtën kohë kur SHBA është në një situatë konflikti për çështjen e kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender europe 2021 major joseph jarrard stervitja e natos në shqiperi defender europe 2021 major joseph jarrard stervitja e natos në shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 20:21

TIRANË– Të dhënat për rreth 900 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë qarkulluar për shumë ditë në me...

Aktualitet 16 Prill 2021, 19:16

Mes arsenalit të frikshëm të armëve të gjetur në 20 baza në Tiranë nga operacioni “Kompleks”, dyshohet të ketë edhe armë që i përkasin institucioneve shtetërore...