Aktualitet

Tender urgjent për të parandaluar humbjen e strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës

17 Prill 2021, 05:25 Nga DOSJA
Tender urgjent për të parandaluar humbjen e strukturave të

GJIROKASTËR– Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) ka publikuar ftesën për ofertë për kontratën që parashikon “Zbatimin e masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”.

Njoftimi vjen pas debateve për rrezikun që ndërtimi i by pass të Gjirokastrës do të kishte për dëmtimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

Fondi njoftoi se Qeveria e Shqiperise ka marrë nje financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per  kontratën: “Zbatimi i masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”/Ref. Nr. AL-ADF-15538-CË-RFB.

Punimet parashikohen te kryhen për një periudhë kohore prej 13 muajsh.

Debatet për bypass 

Prej vitesh po vijon debati për rrezikun që bypass i Gjirokastrës mund të sjellë për trashëgiminë kulturore të qytetit historik.

Pak javë më parë, 22 ekspertë ndërkombëtarë të njohur të shkencës, fushës së trashëgimisë kulturore, urbanistikës i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur. Ata kërkojnë që të ndërpriten menjëherë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet, me argumentin se këto punime rrezikojnë statusin e Gjirokastrës si pjesë e UNESCO pasi një pjesë e tyre do të shkatërrojë disa pjesë autentike, siç është lagja “Cfakë”, shtëpi, ura historike, apo rrënoja arkeologjike të cilat janë të renditura në kategorinë e parë, sa i përket trashëgimisë kulturore.

Trashëgimia kulturore e një prej qyteteve më të vizituara nga turistët kërcënohet edhe nga rrëshqitjet që kanë ndodhur në qytetin e gurtë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fondi shqiptar i zhvillimit kalaja e gjirokastres unesco fondi shqiptar i zhvillimit kalaja e gjirokastres unesco

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 20:21

TIRANË– Të dhënat për rreth 900 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë qarkulluar për shumë ditë në me...

Aktualitet 16 Prill 2021, 19:16

Mes arsenalit të frikshëm të armëve të gjetur në 20 baza në Tiranë nga operacioni “Kompleks”, dyshohet të ketë edhe armë që i përkasin institucioneve shtetërore...