Aktualitet

Tentuan të vrisnin Pashk Palnikajn nga Tropoja, policia arreston 3 persona dhe shpall në kërkim një tjetër

17 Prill 2021, 07:05 Nga DOSJA
Tentuan të vrisnin Pashk Palnikajn nga Tropoja, policia arreston 3 persona

FIER- Është zbardhur plagosja që ndodhi dje në fshatin Sulaj, ku mbeti i lënduar me armë zjarri shtetasi Pashk Palnikaj, me origjinë nga Tropoja.

Policia ka arrestuar Kiri Mernican, Mirand Mernican, Liri Biçakun dhe është shpallur në kërkim Robert Mernica.

Këta personanë bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj.

Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit P. P., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

K. M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kiri mernica liri biçaku mirand mernica pashk palnikaj kiri mernica liri biçaku mirand mernica pashk palnikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 20:21

TIRANË– Të dhënat për rreth 900 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë qarkulluar për shumë ditë në me...

Aktualitet 16 Prill 2021, 19:16

Mes arsenalit të frikshëm të armëve të gjetur në 20 baza në Tiranë nga operacioni “Kompleks”, dyshohet të ketë edhe armë që i përkasin institucioneve shtetërore...