Politike

Posteri Meta-Kryemadhi-Berisha, Presidenti bën REAGIMIN E FORTË: Mos më detyroni të garoj, të mbeteni pa grup parlamentar

17 Prill 2021, 12:33 Nga DOSJA
Posteri Meta-Kryemadhi-Berisha, Presidenti bën REAGIMIN E FORTË: Mos

Në një postim në ‘Facebook’, Meta  thekson se ai nuk është pjesë e fushatës, por nëse nuk e besojnë, mos ta detyrojnë që të hyjë pasi do të ngelen pa grup parlamentar.

Reagimi i Metës:

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta posteri ne gjirokaster ilir meta posteri ne gjirokaster

Sondazh

Poll