Bota

Mijëra koreano-veriorë festojnë ditëlindjen e themeluesit të vendit, udhëheqësi Kim Jong Un insiston se nuk ka asnjë ras

16 Prill 2021, 18:31 Nga DOSJA
Mijëra koreano-veriorë festojnë ditëlindjen e themeluesit

KORE E VERIUT-Mijëra koreano-veriorë kanë vallëzuar në shesh dhe u ngjitën në kodrën e Penianit për të festuar ditëlindjen e 109-të të themeluesit të vendit që është gjyshi i udhëheqësit aktual, Kim Jong Un.

Kim Il Sung, lindi 109 vjet më parë dhe 15 prilli është festa më e rëndësishme publike, e njohur si Dita e Diellit.

Sipas mediave grupe të mëdha kërcenin së bashku me kostume tradicionale nën sfondin e fishekzjarreve duke mbajtur distancen sociale.

Festimet e djeshme vijnë teksa Kim Jong Un përpiqet të bashkojë popullin për rekuperimin e ekonomisë, që është rrënuar nga sanksionet e SHBA-së dhe mbylljet kufitare nga pandemia.

Kim insiston se në vend nuk ka asnjë të infektuar por ekspertët dyshojnë për këtë gjë por pavarësisht kësaj njerëzit ishin të pajisur me maska mbrojtëse.

Ekspertët thanë se festimet e sivjetshme ishin një rikthim në normalitet, në krahasim me vitin e kaluar kur shumica e tyre u anulluan.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kim il sung kim jong un koreano-verioret festojne kim il sung kim jong un koreano-verioret festojne

Sondazh

Poll