Bota

“Jam e lumtur që sot mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca”, kancelarja gjermane Merkel vaksinohet

16 Prill 2021, 15:32 Nga DOSJA
“Jam e lumtur që sot mora dozën e parë të

GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19 të AstraZeneca sot, tha të premten zëdhënësi i saj.

“Jam e lumtur që sot mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca,”– tha Merkel në një mesazh, të postuar në Twitter nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë përfshirë në fushatën e vaksinimit, dhe të gjithë ata që janë vaksinuar. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë ”,- tha ajo.

Sipas mediave të huaja, ekipi i saj i shtypit nuk postoi një fotografi të Merkel ndërsa po merrte vaksinën, por zëdhënësi i saj ndau një foto të certifikatës së saj të vaksinës.

Zëvendëskancelari gjerman, Olaf Scholz gjithashtu mori dozën e tij të parë të Premten dhe preferoi vaksinën AstraZeneca, në mënyrë që të rriste besimin e publikut pas raporteve për efekte anësore shumë të rralla, por serioze.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi javën e kaluar një “lidhje të mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të pazakontë, që ndodhin brenda dy javësh nga vaksinimi.

Sidoqoftë, agjencia mbështeti rekomandimin e saj për të vazhduar përdorimin e vaksinës, duke thënë se “përfitimet e vaksinës në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Më shumë se 200 milion individë kanë marrë vaksinën AstraZeneca në të gjithë botën dhe efektet anësore të raportuara kanë qenë shumë të rralla, sipas autoriteteve shëndetësore.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel astrazeneca olaf scholz steffen-seibert angela merkel astrazeneca olaf scholz steffen-seibert

Sondazh

Poll