Bota

Krijohen embrionet e para “majmun-njeri”, mund të shërbejnë për të testuar ilaçe dhe për transplantime të organeve n

16 Prill 2021, 16:40 Nga DOSJA
Krijohen embrionet e para “majmun-njeri”, mund të

KINË -Një moment historik është shënuar në fushën e shkencës ku janë krijuar embrionet e para majmun-njeri.

Embrioni i parë i krijuar është quajtur Kimaera në punimin e botuar më 15 Prill në Cell dhe ka jetuar 19 ditë pas fekondimit. Ekipi i shkencëtarëve injektoi embrione majmunësh me qeliza njerëzore dhe vunë re se ato rriteshin bashkë në një masë, raportojnë mediat.

 “Ideja e përgjithshme është se çdo embrion përmban qeliza njerëzore që shumohen dhe ndahen në lloje të ndryshme. Vëzhgimet e lidhjes qelizore të embrionit majmun – njerëzor, të cilat përfshijnë dy llojet më të afërta të specieve, mund të sugjerojnë mënyra për të përmirësuar qëndrueshmërinë e modeleve të ardhshme të miut.”-, thotë Juan Carlos Izpisua Belmonte, një biolog i zhvillimit në Institutin Salk për Studime Biologjike në La Jolla, California

Studiuesit mendojnë se këto modele-kafshë mund të shërbejnë për të testuar ilaçe dhe për transplantime të organeve njerëzore. Arsyeja se pse po bëhen përpjekje për shpikjen e hibrideve njeri-majmun është se mund të jenë më të shëndetshme dhe më të dobishme sesa ato të minjve apo kafshëve te tjera.

Ata dyshojnë se hibride të tilla mund të kenë probleme të lulëzojnë pasi të dy speciet janë evolucionisht të largëta, kështu që qelizat e kanë të vështirë të komunikojnë përmes mënyrave të ndryshme.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota embrioni i pare majmun-njeri juan carlos izpisua belmonte kimaera embrioni i pare majmun-njeri juan carlos izpisua belmonte kimaera

Sondazh

Poll