Bota

U tmerruan nga krijesa pa kokë që kishte ngecur në pemë, rezulton se ishte thjesht një…”croissant”

16 Prill 2021, 16:12 Nga DOSJA
U tmerruan nga krijesa pa kokë që kishte ngecur në pemë,

POLONI– Zyrtarë të shoqatës së mirëqenies së kafshëve kanë marrë një telefonatë për ” një kafshë misterioze pa kokë”, që qëndronte e varur për një pemë. Banorët e zonës së Krakovit të Polonisë refuzonin të hapnin dritaret e tyre nga frika se “krijesa” do të hynte në shtëpitë e tyre.

Teoria se bëhej fjala për një iguana mori dhenë duke çuditur edhe vetë zyrtarët e shoqatës, pasi moti në Poloni është shumë i ftohtë për zvarranikët, që të mbijetojnë jashtë. Ndaj edhe u nisën me urgjencë për në vendin e ngjarjes. 

Pas inspektimeve në pemë, zbuluan se kafsha e frikshme ishte në të vërtetë vetëm një briosh i tharë, i hedhur nga një banor i pallatit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota poloni poloni

Sondazh

Poll