Bota

Ish ministri grek mbështet kandidatin e pavarur Elton Debreshtin: në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshm

15 Prill 2021, 20:01 Nga DOSJA
Ish ministri grek mbështet kandidatin e pavarur Elton Debreshtin: në

GREQI-Yanis Varoufakis, ish-ministër i Financave i Greqisë në vitin 2015 gjatë qeverisjes së Syriza-s, ka dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshit.

Ai ka shpërndarë një video në Twitter ku shkruan se në Shqipëri po formohet një forcë e re dhe shpreh mbështetjen për Debreshtin.

“Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Këtu është Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB të Shqipërisë. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progressive”, shkruan ish-ministri grek.

Elton Debreshi është një minator që kandidon si kandidat i pavarur në qarkun e Dibrës, ndërkohë që ditën e martë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar pragun elektoral 1%.

(e.k/dosja.al)

 

 

 

 

 

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora elton debreshti yanis varoufakis elton debreshti yanis varoufakis

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2021, 17:10

RUSI-Anijet luftarake amerikane janë nisur për në Ukrainë por kanë ndryshuar drejtim sot në Detin e Zi pasi Rusia i bëri thirrje ushtrisë së Joe Biden të mos pë...