Bota

15 Prill 2021, 17:10 Nga DOSJA

RUSI-Anijet luftarake amerikane janë nisur për në Ukrainë por kanë ndryshuar drejtim sot në Detin e Zi pasi Rusia i bëri thirrje ushtrisë së Joe Biden të mos përfshihet në rajon”për të mirën e tyrë”

Burimet diplomatike thanë sot se kalimi i luftanijeve amerikane në ngushticën e Bosforit që duhet të kryej dje nuk ka ndodhur, raporton britanikja “TheSun”.

Agjencia shtetërore turke Anadolu tha se dy dislokimet ushtarake të parashikuara ishin anulluar dhe se nuk ka njoftime për një tjetër orar zhvillimesh

Përfshirjen e SHBA në Detin e Zi Kremlini e quan “një provokim” me qëllim të testojnë nervat e Rusisë.

Sergei Ryabkov, Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, tha “Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka për të dëmtuar pozitën e Rusisë në skenën botërore. Ne nuk kuptojmë ndonjë shpjegim tjetër për qëndrimin e tyre, ky është konkluzioni ynë”.

Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar nga dy luftanijet amerikane se “do të kalojnë në ngushticën e Bosforti drejt Deti të Zi, dhe do të mbeten në rajon deri më 4 maj”.

Agjencia AFP raporton se për lajmin nuk ka konfirmim nga Uashingtoni.

Normalisht SHBA duhet të njoftojë 15 ditë më herët Turqinë për kalimin e mjeteve ushtarake në ngushticat e Bosforit ose të Dardaneleve, sipas kushteve të Konventës së Montreux në 1936, e cila lejon qëndrimin e luftanijeve në Detin e Zi deri në 21 ditë.

Moska ka dislokuar 15 luftanije në Detin e Zi mes tensioneve me Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

Dje Rusia publikoi manovra të flotës së saj ushtarake në Detin e Zi, ashtu si dhe Ukraina që po kryen manovra ushtarake në tokë dhe ujërat pranë Krimesë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kremlin luftanije rusi shba ukraine kremlin luftanije rusi shba ukraine

Sondazh

Poll