Bota

Pas largimit të forcave amerikane nga vendi, talibanët mendojnë se janë ata që e kanë fituar luftën: Ne e kemi fituar luf

15 Prill 2021, 16:40 Nga DOSJA
Pas largimit të forcave amerikane nga vendi, talibanët mendojnë

AFGANISTANPas largimit të forcave amerikane nga vendi, talibanët mendojnë se janë ata të cilët e kanë fituar luftën. Në territorin i cili kontrollohet nga talebanët që ndodhet 30 minuta larg qytetit të Mazar-e-Sharifbshihen kratere të cilat kanë mbetur nga shpërthimet dhe shtëpitë e rrafshuara nga lufta.

Haji Hekmat, kreu i vjetër Taliban i zonës Balk është takuar me një grup gazetarësh të BBC, i cili ka përgaditur për gazetarët një shfaqje me njerëz të armatosur në dy anët e rrugës nga njëra anë me granata e nga ana tjetër më mitralozë.

Kohë më para Balkh ka qënë ndër zonat më të qeta e të stabilizuara të vendit por tani është më e dhunshmja.

Lideri vendas Baryalai, tregon me dorë nga rruga e thotë: “Forcat qeveritare janë aty pranë tregut, por kanë frikë të dalin nga baza, ky është një territor i muxhahadinëve”.

Me njoftimin e largimit të forcave amerikane nga vendi, Talibanët besojnë se kanë fituar luftën. Pasi ulen për një gotë çaj jeshil,  Haji Hekmat thotë: “Ne e kemi fituar luftën dhe Amerika humbi. Jemi gati për gjithçka. Jemi plotësisht të përgatitur për paqen, dhe gjithashtu dhe për xhihad. Ne duam qeveri islamike sipas ligjit Sharia. Do të vazhdojmë xhihadin derisa të pranohen kërkesat tona.”. Dhe për momentin euforia është në anën e militantëve.

BBC shkruan se vlerat shoqërore të Talibanëve nuk përplasen shumë me ato te popullit në fshatrat afgane por më shumë me popullsinë e qyteteve të mëdha, e cila i trembet rikthimit të regjimit islamik dhe reduktimit të të drejtave.

Një rezident vendas u tha gazetarëve se talibanët ishin shumë më të rigorozë sesa tregonin në intervistat e tyre me gazetarët, duke përmendur se fshatarët qëllohen me shuplakë ose rrihen kur rruajnë mjekrën e tyre, apo kur dëgjojnë muzikë. “Njerëzit nuk kanë mundësi zgjedhjeje, do të bëjnë si thonë ata. Edhe çështjet e vogla mund të kthehen në fizike. Njerëzit janë të frikësuar”.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota afganistan haji hekmat taliban afganistan haji hekmat taliban

Sondazh

Poll