Bota

Përfundon takimi i Erdogan me Dendias, Çavuşoğlu: Presim përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

15 Prill 2021, 16:23 Nga DOSJA
Përfundon takimi i Erdogan me Dendias, Çavuşoğlu: Presim

TURQI- Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe Presidentit Turk, Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial Turk në Ankara i cili zgjati rreth 45 minuta.

Takimi, i cili u ndoq gjithashtu nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, filloi pak pas 3:00 pasdite dhe përfundoi pak pas 4:00 pasdite.

Sipas mediave greke, Dendias vijoi takimin e tij me homologun turk, ku u fokusua në bisedime të zgjeruara midis dy delegacioneve.

Çavuşoğlu tha se çështjet që u diskutuan ishin rreth situatës së Egjeut si dhe propozimi i presidentit turk për krijimin e një samiti për Mesdheun Lindor.

Gjithashtu ato u përqëndruan te marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të dy vendeve si dhe në bashkpunimin në luftën kundër “organizatave terroriste” (FETO – DHKPC – PKK).

Trajtimi i imigracionit të paligjshëm me një sens bashkëpunimi sesa me konkurrencë.

U diskutuan çështjet e pakicave. Ai foli për një pakicë turke në Traki. Për pakicën greke në Turqi, ai tha se kërkesat u plotësuan që nga momenti i parë. Propozimi i një partneriteti turk për mbrojtjen e monumenteve osmane në Greqi.

Nisma e paparashikueshme e presidentit turk për të biseduar me Dendias konsiderohet si një lëvizje shumë simbolike duke pasur parasysh që Erdoğan nuk është mësuar të pranojë politikanë që nuk janë në nivelin e kreut të shtetit ose qeverisë.

Takimi Dendias-Erdoğan u kërkua nga pala turke. Kërkesa u bë përmes kanaleve diplomatike, nga ambasadori turk në Athinë, Burak üzügergin të Mërkurën pasdite ku qeveria greke pranoi kërkesën.

Gjithësesi vizita e Dendias është e para midis funksionarëve të dy vendeve pas një viti të trazuar për emigracionin në kufijtë tokësore e detare dhe për pretendimet për ZEE, që çoi dy fqinjët deri pranë përplasjes ushtarake, duke tensionuar edhe marrëdhëniet e Ankarasë me të gjithë Bashkimin Evropian.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bisedimet turqi-greqi burak üzügergin mevlüt çavuşoğlu nikos dendias rexhep tajip erdogan bisedimet turqi-greqi burak üzügergin mevlüt çavuşoğlu nikos dendias rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll