Bota

‘U pajtuam që bisedat të vazhdojnë’, Lajçak shprehet optimist mbi takimin virtual me zv kryeministrin, Besnik Bi

15 Prill 2021, 16:41 Nga DOSJA
‘U pajtuam që bisedat të vazhdojnë’, Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter nuk ka dhënë detaje për atë që është biseduar, por e ka konsideruar videokonferencën të dobishme.

“Videokonferenca ime e parë me Besnik Bislimin, zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog e zhvilluar gjatë ditës së sotme ishte shumë e dobishme. U pajtuam që bisedat të vazhdojnë”,- ka shkruar Lajçak në Twitter.

Had a very useful first videoconference with Besnik Bislimi, Deputy Prime Minister for European Integration, Development and Dialogue today. We agreed to continue our conversation soon. pic.twitter.com/HX0FAwUC8p

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 15, 2021

Ai është shprehur pozitiv mbi bisedën dhe thotë se do të vijojë bisedimet lidhur mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Më 8 mars 2021 u shënuan plotë 10 vite nga fillimi i ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimi i bisedimeve u mundësua nga Bashkimi Evropian ku të 27 vendet pjesëmarrëse miratuan rezolutën për paqe, siguri dhe stabilitet. Por gjithashtu për nisjen e dialogut kontribuoi edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, pasi vendosi se paravësia e Kosovës, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Fillimin e negociatave e nisën fillimisht kryeministrat në detyrë të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Marrëveshja e parë mes dy vendeve u nënshkrua në muajin prill të vitit 2011. Ndërkohë që deri tani në janë nënshkruar mbi 23 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjë përfundimtare.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora besnik bislimi dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak besnik bislimi dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak

Sondazh

Poll