Bota

‘BE nuk është një palë e tretë, është familja jonë’, Dendias dhe Tsavousoglou përplasen publikisht

15 Prill 2021, 17:07 Nga DOSJA
‘BE nuk është një palë e tretë, është

TURQI– Një konfrontim i pashembullt publik rreth dilemave diplomatike u zhvillua gjatë deklaratave të përbashkëta të bëra nga Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Nikos Dendias dhe Mevlut Tsavousoglou pas takimit të tyre në Ankara.

Sipas CNN Greece, Ministri i Jashtëm turk nxitoi t’u përgjigjej ashpër deklaratave të Nikos Dendias, i cili, duke paraqitur pozicionet Greke, iu referua shkeljeve të së Drejtës Ndërkombëtare nga Turqia dhe veprimeve të saj provokuese gjithashtu.

Tsavousoglou foli për “shkeljen e të drejtave të Turqisë” nga Greqia në Egje. Ai këmbënguli në deklaratën e tij të mëparshme në lidhje me pakicën turke në Traki, duke thënë se të drejtat e anëtarëve të saj po shtypen sepse nuk njihet si “Turq” dhe akuzoi Greqinë për shtyrjen e praktikave kundër emigrantëve, kundër ”80,000 shpirtrave ” siç tha ai.

 “Nëse bëni deklarata të tilla provokuese, unë jam i detyruar të përgjigjem,”– tha ai.

Në përgjigje, Dendias i tha homologut të tij turk se Turqia ka shkelur të drejtat e Greqisë në Egje. Sa i përket referimit të pakicës myslimane në Traki, ai tha se kjo është ajo që thotë Traktati i Lozanës.

“Lozana është e vlefshme, pavarësisht nëse Turqia i pëlqen apo jo.”- u shpreh Dendias.

Ai gjithashtu iu përgjigj kërkesës së vazhdueshme të Tsavousoglou për një diskutim greko-turk vetëm dypalësh, pa përfshirjen e “palëve të treta” të Bashkimit Evropian.

Greqia është e gatshme të vazhdojë me një axhendë pozitive me Turqinë, kjo nuk do të thotë të braktisësh rrugën evropiane, u përgjigj ministri grek. Ai kujtoi se Greqia është anëtare e BE-së për 40 vjet dhe është krenare që merr pjesë në shembullin më të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në historinë e njerëzimit.

“BE nuk është një palë e tretë, është familja jonë,”– tha ai me kuptim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dialogu greqi turqi mevlut tsavousoglou nikos dendias dialogu greqi turqi mevlut tsavousoglou nikos dendias

Sondazh

Poll