Politike

“Ma jepni pra një mundësi të tregoj që vlen”/ Rama shpalos veten në Shkodër: Jam nip i Zef Kolombit, edhe fenë e kam

15 Prill 2021, 16:49 Nga DOSJA
“Ma jepni pra një mundësi të tregoj që vlen”/

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votëbesim nga Shkodra, duke shpalosur veten dhed historinë e familjes së tij. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik, Rama tha se ishte nip Shkodra dhe fenë e kishte si dhuratë nga gjyshja e tij. 


Nuk kemi arritur t’i japim Shkodrës një ofertë bindesë. Se nuk e dua PS një pjesë kundër një pjese. E dua që të ketë hapësirë për të gjithë ata që duan të bashkohen. Kam ardhur këtu me Benetin, ai është demokrat. Edhe tani që po më sheh mua, zemra i shkon djathtas. Pse jam me Benetin? Sepse kemi punuar dhe kemi bërë shumë gjëra. Është e rëndësishme që Shkodra NËSE DO të ndryshojë dhe t’i japë vetes një shans, provo 30 vjet, vetëm të jesh komplet jashtë mendjes. Kam besim se me Edonën dhe Benetin, do keni përfaqësues. E sigurtë që ata dy qerosët do i quajnë komunista. Sa ia vlejnë ata që kanë 30 vjet kjo është e qartë. Na e jepni pra dhe ne një mundësi që ta tregojmë edhe ne sa vlejmë. Deri dje fëmijëve u jepnin librat e Fahri Balliut. Sot nënat e dinë që fëmijët e tyre marrin librat e Oksfordit. Fëmijët mësojnë me librat e Europës. Si t’i besohet Voltanës? Unë deputetët e Shkodrës i njoh. I kam pas aty. Gati të çojnë në foltore dhe flasin e shajnë në emër të Shkodrës se i duket sikur po rrëzojnë bustin e Enver Hoxhës. Është mallkimi i Enver Hoxhës sikur u thotë që ma nxitë jetën sa isha gjallë, ndërsa tani do t’ua lë të keqen në formën e PD. Saliu e dashka Shkodrën, ndërsa unë nipi i Veronika dhe Zef Kolumbit nuk e dashkam. Unë që edhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane. Nuk e dashkam shkodrën, qenkam i pafe. Turp i dheut! Nuk ka për ta harruar,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver Hoxhës për ju. Sulm ndaj Tom Doshit, kryeministri: Dakord me ambasadoren amerikane

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 16:32

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti politik në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama tha se në Shkodër qa...