Politike

Ambasadori italian bën apel nga Elbasani: Nuk mbështesim përplasje fizike dhe asnjërën palë, jemi ‘tifozë’ të integr

15 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
Ambasadori italian bën apel nga Elbasani: Nuk mbështesim

ELBASAN– Ambasadori italian Fabrizio Bucci ishte sot i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, aty ku fushata elektoralepara 25 orillit është ndezur me përleshje fizike, si në rastin e Ditës së Verës, më 14 mars.

Bucci zhvilloi një takim në Prefekturën e qytetit dhe me zyrtarë të policisë lokale, si edhe nënprefektin, Enver Shkurti. Në fokus të bisedimeve ka qenë situata e rendit publik në qarkun e Elbasanit, sidomos gjatë periudhës zgjedhore. Ambasadori Italian u takua edhe me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla.


Pas takimeve në një deklaratë për mediat, Bucci tha se fushata elektorale ka përplasje idesh, por që ato fizike janë të papranueshmë sipas tij. Ai tha se vetë nuk bën ‘tifozllëk’ për asnjë palë, por shtoi se Italia do të bashkëpunojë me qeverinë q do të vijë për të integruar Shqipërinë në BE.

“Fushata elektorale në Shqipëri, më kujton shumë fushatat në Itali. Ka shumë pasion, ka shumë energji të përfshirë në të dhe për më tepër ka përplasje idesh. Përplasje e ideve dhe planeve janë të pranuara, por ato fizike nuk janë të pranueshme. Zgjedhjet duhet të jenë një festë, një festë e demokracisë. Sepse populli zgjedh ata që do t’i drejtojnë në të ardhmen. Përplasja e ideve është në rregull, konfrontimi i tyre sa kohë është i bazuar në fakte, në programe dhe në gjëra konkrete.

Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet në një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm në të cilin populli vendos për qeverinë që do t’i drejtojë ata. Ne nuk bëjmë tifozllëk dhe nuk mbështesim asnjë pale. Ne mbështesim popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga Shqiptarët dhe që do të zgjedhë problemet e tyre,”- tha ai ndër të tjera.

Në Elbasan ka qenë më herët edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ka zhvilluar takime me drejtuesit politik të qarkut. Nga Elbasani, Kim ka bërë apel në lidhje me pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë si dhe përgjegjësinë e liderëve mbi ta.

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasadori italian ne elbasan fabrizio bucci fabrizio bucci ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021 ambasadori italian ne elbasan fabrizio bucci fabrizio bucci ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 15:02

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës. I...