Politike

Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver

15 Prill 2021, 15:22 Nga DOSJA
Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës,

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një aktivitet politik në Lezhë dhe në Shkodër, nga ky ka ndryshuar version për propozimin që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha ditën e djeshme. Në fjalën e tij, Rama tha se kishtë kërkuar bashkëpunim me Bashën, por gjithmonë në “opozitë”, duke shtuar se ishte i bindur se Partia Socialiste do të fitonte sërish zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe njëherë kreu i qeverisë nuk i kurseu nofkat ndaj Bashës duke e cilësuar si një “kukull me bateri”, çelësin e të cilës e kishte vetëm presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për kreun e shtetit, numri një i maxhorancës shtoi se ishte “frikësuar” nga propozimi i tij, aq sa kishte dalë me urgjencë në një konferencë për shtyp. Ndërsa në Shkodër, numri një i maxhorancës pranoi fenomenin e shitblerjessë votës në qark, duke sulmuar kështu indirekt deputetin Tom Doshi.

Rama tha se binte dakord me përfaqësuesen amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, por kjo e fundit me emër ka përmendur vetëm deputetin Doshi, i cili edhe në këto zgjedhje garon në Shkodër e Tiranë. Gjithashtu Rama përmendi edhe diktatorin Enver Hoxha duke u shprehur se mallkimi i tij për shkodranët ishte Partia Demokratike.

Ndërsa shpalosi origjinën e tij dhe lidhjen me qytetin, kryesocialisti kërkoi votëbesimin e shkodranëve ndërsa nuk i kurseu fyerjet ndaj kundërshtarve politikë. Ndërsa ndër të tjera përmendi edhe njëherë të gjithë punët e bëra nga qeveria gjatë 8 viteve, duke e vënë sërish theksin tek vaksinimi dhe rindërtimi. 

Edhe në takimet e sotme, njësoj si dje në Peshkopi, Rama ka zgjedhur që të mbledhë qindra mbështetës ndërkohë që ka humbur kontrollin e turmës, e cila nuk i ka respektuar masat anti-COVID.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 15:02

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës. I...