Politike

E lut prej ditësh! Basha i përgjigjet Ramës: Kërkon të qeverisësh me Aleancën për Ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u lar

15 Prill 2021, 15:33 Nga DOSJA
E lut prej ditësh! Basha i përgjigjet Ramës: Kërkon të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama, i cili prej ditësh i ka shtrirë dorën dhe po i kërkon që të bëjnë bashkëpunim. I pranishëm në Kombinat, Basha tha se nuk mund të ketë qeverisje të Ramës me Alencën për Ndryshim, duke i prerë krahët kryeministrit.


“Nuk ka ndryshim pa u larguar Edi Rama! Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike! Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?”- tha Basha ndër të tjera.

Dje, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD iu përgjigj duke u shprehur se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.

Ndërsa sot, ndërshoi version. Nga Lezha, Rama tha se nuk kërkonte qeveri PS-PD por bashkëpunim me demokratët në opozitë. Duke shtuar kështu se ishte i bindur që zgjedhjet e 25 prillit do t’i fitonte Partia Socialiste. 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 15:02

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës. I...