Politike

15 Prill 2021, 16:32 Nga DOSJA

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti politik në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama tha se në Shkodër qarkullonte ende “fantazma” e diktatorit Enver Hoxha, që sipas tij jeton përmes PD-së. Ndër të tjera, Rama komentoi edhe largimin e Jozefina Topallit, duke e krahasuar edhe me Liri Belishovën. 


“PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër po fiks si Enver Hoxha do të donte të ishte PD. Fiks siç Enver Hoxha do të donte. Në emër të lirisë e gjithë Shkodra të mbahej mend siç ka ndodhur deri më sot; vendi më i parambetur e Shqipërisë. Ndërkohë që është zona që Zoti e ka qëndisur. Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, me frymën e fantazmën e tij. Jo përmes nesh, as qytetarëve, po pikërisht përmes atye që i thonë vetes PD e Shkodrës. Vetëm hija e Enverit në trru mund ta shpallte tradhëtare Jozefina Topallin. Nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që dua të shoh tek një grua që përfaqëson Shkodrën. Njësoj si Liri Belishova dikur. Iu martë e mira keni 30 vjet që luftoni komnizimin. Ça komunizimi luftoni ju? Me mua? Unë jam komunisti, Saliu demokrati? A jeni në vete?,”-tha Rama në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver Hoxhës për ju. Sulm ndaj Tom Doshit, kryeministri: Dakord me ambasadoren amerikane

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll