Politike

‘Ku m’u ndryshua mendja?’/ Edona Bilali flet për Ramën, përlotet e i dridhet zëri: Kryeministri sot na garanton jetën

15 Prill 2021, 16:12 Nga DOSJA
‘Ku m’u ndryshua mendja?’/ Edona Bilali flet për

SHKODËR– Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Edona Bilali është përlotur para kryeministrit Edi Rama. Gjatë një aktiviteti politik në qytet, ajo ka treguar historinë sesi ishte bërë pjesë e PS-së, ndërkohë që shtoi se Rama u kishte shpëtuar jetën shqiptarëve pasi kishte mundur që të siguronte vaksinat.

Ku m’u ndryshua mendja? Vjet në mars kam pasur frikë për jetën e prindërve të mi sepse e nesërmja ishte e pasigurtë. Shija një kryeministër që u përul para tërë botës për vendin e vetë. A ka integrim më të madh në Europë? Kryeministri sot na garanton jetën, arrijmë 500 mijë vaksina. Kush e bëri këtë? Kolegët e tij akoma vuajnë dhe kërkojnë vaksina. Jepjani votën me kërkesë llogarie nga mbrapa. Nëse ka një njeri për Shkodrën është vetëm një njeri. Është kryeministri i Shqipërisë,”-tha Edona Bilali.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver Hoxhës për ju. Sulm ndaj Tom Doshit, kryeministri: Dakord me ambasadoren amerikane

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edona bilali zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder edona bilali zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 15:02

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës. I...