Basha s’ia pranoi ‘akordin’, Rama ndryshon version: I kërkova bashkëpunim, por si opozitë, ne do fitojmë. Iliri doli m
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar versionin e ofertës që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha, jo më larg se dje. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik në Lezhë, Rama the se nuk kërkonte qeveri PS-PD por bashkëpunim me demokratët në opozitë. Duke shtuar kështu se ishte i bindur që zgjedhjet e 25 prillit do t’i fitonte Partia Socialiste.
Por nuk u ndal me kaq! Kreu i qeverisë sërish nuk e kurseu ironinë ndaj numrit një të opozitës duke e cilësuar si një “kukull me bateri” që kurdiset herë nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe herë nga presidenti Ilir Meta.
“Lulin është si një kukull, një natë e kurdis Saliu, një natë Iliri. E patë çfarë bëri? Ma thanë kur po vija. Kishte dalë në konferencë e thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje thashë jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, se PS do i fitojë zgjedhjet. Por ama nëse e është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike. Por ama i thashë kam një kusht të ndahet nga Saliu e Iliri. Kukulla të ndahet nga çelësi që e kurdis. Luli vrapon të thotë jo se po tha po i heqin baterinë dhe nuk bën më. Është kukull me bateri, është njëherë Spiderman dhe njëherë Borëbardhë, me 7 xhuxhat që i vijnë nga pas. I fsheh nuk i merr. Njëri pi raki, tjetri merr borxhe. Megjithatë po e përsëris të bashkëpunojmë. Duan, nuk duan, ne do ta bëjmë këtë vend, kësaj punë i ka vdekur nëna,”-tha Rama në fjalën e tij.
Dje, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD iu përgjigj duke u shprehur se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Ambasadorja Yuri Kim: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat, po ta bënim do t’ua thoja vetë. Jam e drejtpërdre
FIER– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar takim me qytetarët në Fier dhe Vlorë. Nga Fieri, edhe njëherë sqaroi se nuk kishte bërë thirrje a...
Astrit Avdyli patronazhist? Momenti kur Vangjush Dako e thoshte me gojën e tij: Punon më fort se një militant, merr makinën,
TIRANË– Tema e patronazhistëve të Partisë Socialiste të cilët ditët e fundit janë bërë tema kryesore e mediave lokale, ka bërë që të kthehemi pas në kohë d...
Rama si sheh grumbullimet tek mitingjet e veta: Nuk dua të bëhemi shkaktarë të asnjë infektimi
LEZHË– Kryeministri Edi Rama duket se nuk i sheh grumbullimet që zhvillohen tek aktivitetet e tij elektorale. Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama tha se ...
Lindita Nikolla harron gjuhën letrare, shpalos dialektin në Lezhë: Po si munesh bre mos me votue PS?
LEZHË– Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duket se ka “harruar” gjuhën letrate gjatë fjalimit të saj në Lezhë. Teksa fliste para socialistëve të grum...
ME VIDEO: Ish-prefekti i Lezhës nuk përmbahet, “hap zemrën” para socialistëve: Ju dua shumë!
LEZHË– Ish-prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca nuk është përmbajtur por ka “shpërndarë” dashurinë e tij për të gjithë socialistët.Gjatë një aktivite...
10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet! Rama ndryshon taktikën e fushatës, mbledh qindra socialistë në sheshe, dështon edhe me r
LEZHË– 10 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve! Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të ndryshojë “taktikën” e aktiviteteve politike që po zhvillon në qyte...
‘Kush e shet votën ka shitur dinjitetin’/ Yuri Kim SHPËRNDAN thirrjen e Ipeshkëve Katolikë: Mesazh i fuqishëm
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripostuar mesazhin e ipeshkvit të Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta. Kim shkruan se thirrja e D...
PD mesazh vajzave dhe grave, Floriana Garo: Ne do të ndryshojmë cilësinë e jetësës, edukimin dhe të ardhmen tuaj
TIRANË– Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike tha se me qeverisjen e kryeministrit Rama, Shqipëria ka mbetur në vend-numëro.Në një dek...