Politike

15 Prill 2021, 15:02 Nga DOSJA

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës.

I pranishëm në të njëjtin vend, Rama tha se Basha është paraqitur si Rrapushi i ri, i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse me një taborr ku njëri nga shkesët duke, e tjetri, jo.


“Këto janë ditët për të kujtuar se çfarë ndodhi kur Rrapush Xhaferiri u shfaq ne jetën tonë, bashkë me Suden dhe Vebiun, me bekimin e Saliut. Çfarë ndodhi kur ky profeti me kamina nga pas pritjen me këngë e valle, dhe i shtruan sheqer, siç i shtruan Lulit kur erdhi në Lezhë. Iu thoshte shqiptarëve; ça keni? Unë jam këtu. Do i zgjidh hallet tuaja. Ju s’keni pse lodheni. Ju rrini nëpër kafe dhe bëni jetën tuaj, mjafton që të më jepni një dhe unë dy. Fundi ishte që më jep 1 të jap dy, u bënë dy gishta mu në sy që qëruan një popull të tërë. Si mund t’i besohet sot një Rrapushi të ri, i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse me një taborr nusesh, Njëri nga shkesët duket, tjetri s’duket. Ai iu thotë njerëzve; do ju jap lekë,”- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës: Nuk më thotë dot ‘po’, është kukull, ka frikë se Saliu e Iliri i heqin bateritë

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 12:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka denoncuar se është tentuar të ndërhyhet në qendrën e njësisë numër dhjetë në Tiranë, ku do të votohet në mënyrë elektronike...