Aktualitet

“Jeta ime është në fije të perit”/ Muzikanti shqiptar i burgosur ‘padrejtësisht’ në Greqi: Nuk e d

15 Prill 2021, 11:37 Nga DOSJA
“Jeta ime është në fije të perit”/ Muzikanti

GREQI- Muzikanti shqiptar Eduard Derka, i njohur si “Eduard DB” ose “EDB” po bën prej 2 vitesh i burgosur në burgun Koridall në Greqi. Histoninë e tij e ka bërë të ditur xhaxhai i tij Riza Derka në ‘Shqipëria Live’ në Top Channel. Ai ka thënë se 35-vjeçari është i dënuar me 15 vjet e 9 muaj me akuzën e vjedhjes.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Eduardin e kanë arrestuar padrejtësisht pasi ai nuk ka vjedhur. Riza u shpreh se nipi i tij i kishte thënë se në burg e ka jetën në fije të perit dhe se i ka kërkuar ndihmë. Riza ka bërë të ditur se nipin e kanë dhunuar në burg dhe i kanë thyer një këmbë në burg si dhe ka mpiksje gjaku në kokë.

“E kanë arrestuar se ka bërë vjedhje,. Por ai s’ka bërë vjedhje. Është dënuar me 15 vite, por nuk ka vjedhur. Ka tre vjet e gjysmë në burg. Kam mbi një muaj që kam folur për herë të fundit me të. Më tha: ‘xhaxha jeta ime është në fije të perit. Nuk e di se si do shkojë puna, kërkoj ndihmë nga ti, nuk kam njeri tjetër’. Ai ka mpiksje gjakut afër trurit mbrapa, ka dhe këmbën e thyer. E kanë çuar në spital, ka 24 orë që është në spital. Nuk tregon kush e ka rrahur. Ka kërkuar që ta çojnë te doktori për kokën, por i kanë thënë që nuk ka mjekë për të bërë operimin e kokës dhe shifra ishte shumë e lartë, 57 mijë euro”, tha xhaxhai i tij.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edb eduard db eduard derka edb eduard db eduard derka

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 10:07

TIRANË– Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhj...