Aktualitet

HETIMET për grabitësit e vilave në TEG, dyshimet: Banda do grabiste banesën e zyrtarit të lartë

15 Prill 2021, 10:42 Nga DOSJA
HETIMET për grabitësit e vilave në TEG, dyshimet: Banda do

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bandën e grabitësve të vilave luksoze në Sauk, e cila u godit dy ditë më parë nga policia. Ky grup personash me precedentë të mëparshëm penal ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë Exchange.

Po ashtu dyshimet janë se ky grup po përgatiste edhe vjedhjen e banesës së një zyrtari të lartë ku mendonin se do të gjenin shuma të medha parash. Ndalimi 5 anëtarëve të bandës së grabitësve të vilave në Tiranë është bërë në kuadër të operacionit të koduar “START & STOP”.

Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës. I arrestuari tjetër Klodian Çupi rezulton gjithashtu me precedentë penalë për vjedhje dhe shitje droge.

Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dajvid dosti halil topalli klodian cupi redian begaj dajvid dosti halil topalli klodian cupi redian begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 10:07

TIRANË– Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhj...