Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve të Rinasit! Kontrollorët apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga burgu

15 Prill 2021, 11:06 Nga DOSJA
Bllokimi i fluturimeve të Rinasit! Kontrollorët apelojnë

TIRANË– Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë të cilët akuzohen si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armando fezga flora ndreca muhin mezini protesta e kontrolloreve ne rinas armando fezga flora ndreca muhin mezini protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 10:07

TIRANË– Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhj...