Politike

Rama në Kamëz: Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera. Manastirliu: Të shtunën vijnë 40 mijë doza të AstraZeneca n

15 Prill 2021, 10:45 Nga DOSJA
Rama në Kamëz: Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera.

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë. Teksa ishte i pranishëm në Kamëz, për të parë nga afër procesin e vaksinimit, ai tha se sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime të kryera.

Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë’– shkruan Rama.


Ndër të tjera Manastirliu tha se në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.

‘’Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë. Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”’- tha Manastirliu.

Këtë shifër e bëri të ditur dhe mëngjesin e sotëm teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Koha për tu zgjuar’.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu rama ne kamez edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu rama ne kamez

Sondazh

Poll