Politike

Situata në vend, Meta: Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave

15 Prill 2021, 10:27 Nga DOSJA
Situata në vend, Meta: Zbrazja e buxhetit për të paguar

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur se zbrazja e buxhetit të shtetit për të paguar Bechettin është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Meta shkruan se Bechetti ëshë vetëm fillimi sepse janë dhe 235 milionë euro me probabilitet të lartë për tu paguar.

Meta shton se 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave.

POSTIMI:

Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll