Politike

Qytetari ‘demaskon’ qeverinë para Bashës: Jetoj me 62 mijë lekë pension, tëmreti bëri kërdinë tek ne, s’kam marrë

15 Prill 2021, 09:04 Nga DOSJA
Qytetari ‘demaskon’ qeverinë para Bashës: Jetoj me 62

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy familje në Kamëz. Një prej kryefamiljarëve, Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria.

Ai shtoi se jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.


Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?

Sefer Tanushi: Gjendja ime  mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!

Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?

Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.

Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?

Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua  jo në mes.

Lulzim Basha: Diskriminim.

Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.

Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?

Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.

Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?

Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.

Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?

Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.

Lulzim Basha: Ku i ke?

Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll