Politike

Rama: Po të mos ishte politika s’do të kishim as vaksina dhe as rindërtim

15 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
Rama: Po të mos ishte politika s’do të kishim as vaksina dhe as

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka lartësuar sërish politikën. I pranishëm në Kamëz, Rama tha se po të mos ishte politika nuk do të kishte as vaksinim dhe as rindërtim në vend. 

Rama tha se ata që mendojnë që vijnë paratë nga qielli, mund të votojnë kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa ata që duan të bëhen sipërmarrës dhe të kenë sukses, mund të votojnë Ramën.


Familja nuk dorëzohet. Sa e sa herë këtyre familjeve në Kamëz u është dashur të shtyjnë vendosjen e një tulle në katin e sipërm të shtëpisë, në momentin që është sëmurur dikush tjetër në familje. Janë ndjerë të lodhur por nuk janë dorëzuar. Përtej shtëpive që është shtëpi e përbashkët, është shtëpia e përbashkët e Kamzës. Ka një fakt shuëm të vërtetë, nuk kemi bërë as 1 të një mijtën dhe Kamza është vendi ku mund të flasësh pa asnjë gale se mos nuk të kuptojnë. Janë dhe ata që thonë se politika nuk i duhet as dreqit, mos gabohen shumë rëndë. Ishte politika ajo që e la Kamzën pa asnjë shpresë për ujësjellësin për kopështet, për shkollat. Sot është politika që po i bën të gjitha këto. Ne sot s’do të ishim duke prekur 300 mijë vaksinime. As rindërtimi nuk do të kishte nisur. Ose votoni për Lulin dhe prisni të merrni lekë dhe të rrini duke menduar se jeta është qejf, ose t fillojnë dhe të mendojnë bashkë ne nënë dhe babën se si mund të jenë ato familje që do të shkojnë te shtëpia e stërgjyshërve të tyre dhe do të bëhen sipërmarrës me ndihmën e pushtetit tonë, që ato dyer të vjetra të hapen dhe të sjellin fitime nga puna, jo nga qielli,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama shkon në Kamëz një ditë pas Bashës, s’i del e keqja pas refuzimit të kryedemokratit: Tregoi që s’ishte lider! Votoni PS-në që të bëheni sipërmarrës, më interesojnë duart me kallo

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll