Politike

Rakip Suli e bën Ramën ‘kriemisër’, ngatërrohet me fjalët në podium nga Kamza

15 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Rakip Suli e bën Ramën ‘kriemisër’, ngatërrohet

KAMËZ– Rakip Suli është ngatërruar me fjalët teksa fliste nga Kamza. I pranishëm në Kamëz, Suli teksa fliste për arritjet e kreut të Qeverisë Edi Rama, e ka quajtur këtë të fundit ‘kriemisër’.

Në momentin që po thoshte se dora e kryeminsitrit Rama ka qenë si doza e Perëndisë, Suli në vend që të thoshte fjalën ‘kryeministër’, tha ‘kriemisër’.

“Për herë të parë në Bashkinë e Kamzës u implementuan nga kriemisri Rama,”- tha Suli.

Pa kaluar pak minuta, Sula e përsëriti prapë të njëjtën gjë.

“Sot ka vetëm këto këto njerëz në Kamëz ne po u japim shpresën por kurrë s’do të ishin të mundura pa mbështetjen e Ramës, unë që i them si kriemisër, jo si Edi Rama…,”- tha sërish Suli.

Dhe në këtë formë, Suli e ka bërë një ‘kriemisër’ shefin e tij që e deleguar në Kamëz. Kjo mund të jetë edhe një mangësi në të folurën e Sulit, por kryebashkiaku për postin që mban duhet të flaës minimum gjuhën standarte shqipe.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ngaterrohet rakip suli rakip suli edi rama ngaterrohet rakip suli rakip suli

Sondazh

Poll