Aktualitet

Plas arma në Kavajë! ‘Pse më sheh?’, 34-vjeçari qëllon në këmbë bashkëmoshatarin, policia në ndjekje të tij (EMRA

15 Prill 2021, 06:03 Nga DOSJA
Plas arma në Kavajë! ‘Pse më sheh?’,

KAVAJË– Shkëlzen Shehu, 34 vjeç është plagosur me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij, i identifikuar si Emiljano Sina. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjysmë ore pas mesnatës së kaluar, në lagjen numër pesë të qytetit të Kavajës.

Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht fillimisht, pas fjalës “Pse më sheh”. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës. Ka qenë Sina ai që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Shehut, duke i shkaktuar atij një plagë në këmbë.

34-vjeçari Shkëlzen Shehu është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori, Emiljano Sina është është shpallur në kërkim.

(f.m;A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arme ne kavaje emiljano sina plagosje me armë në kavajë shkelzen shehu arme ne kavaje emiljano sina plagosje me armë në kavajë shkelzen shehu

Sondazh

Poll