Aktualitet

Plagosja e efektivit në Berat, policia jep detaje: Gjatë ndërhyrjes tre vëllezërit e dhunuan dhe tentuan t’i marrin armë

14 Prill 2021, 20:27 Nga DOSJA
Plagosja e efektivit në Berat, policia jep detaje: Gjatë

BERAT– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e efektivit, Julian Xhahalli mbrëmjen e sotme. Sipas versionit zyrtar të Policisë, tre vëllezërit Gerald, Marjus dhe  Arjan Marini dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e shërbimit policit. Pikërisht në këtë moment Xhahalili është vetëplagosur në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative  se në lagjen “Dëshmorët e Kombit”  shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku  kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej  punonjësve të policisë dhe   gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme  ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve. Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe  është siguruar vendi ngjarjes. Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Sherr mes 2 familjeve në Berat! Efektivi përleshet me 3 vëllezërit, i shkrepet arma në brez, plagoset në këmbë. Jashtë rrezikut në Tiranë, Policia nis hetimet

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet berat julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat berat julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat

Sondazh

Poll