Manastirliu: Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime! Kemi bërë më të mirën për të parë dritë në fund të tunelit
15 Prill 2021, 05:48Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në News24 ka folur për fushatën e vaksinimit dhe atë elektorale.
Manastirliu konfirmon se sot Shqipëria shkon në 300 mijë të vaksinuar, teksa siguron se qeveria ka më shumë kapacitetet për shkak të dozave që ka kontraktuar.
Ajo thekson se momentalisht situata me pandeminë është nën kontroll, por nuk duhet ulur vigjilenca
MANASTIRLIU: Unë besoj që tashmë puna vet ka treguar se në gjithë sektorët ka intensifikim për të çuar përpara dhe për të bërë më të mirën, për atë që kemi premtuar për shqiptarët. Ky vit ka qenë sfidues, falë punës intensive, kemi bërë më të mirën e mundshme, si në kohë pandemie, dhe për të parë dritën në fund të tunelit nëpërmjet një fushate të vaksinimit masiv.
PYETJA: Sot sillnin lajme gazetat me ulje të numrit të infektuarve dhe ulje të shtrimeve?
MANASTIRLIU: Aktualisht prej javësh kemi rënie të qëndrueshme të infektimeve ditore. Është vënë re një ulje të shtrimeve në spital. Ditën e djeshme patëm më pak se 200 shtrime në të gjithë spitalet, po ashtu dhe ato rajonale, ashtu sikurse është vënë re 2 javët e fundit ka pasur edhe rënie të fataliteteve.
Situata epidemike është nën kontroll, por nuk do të thotë të ulim vigjilencën dhe mos zbatojmë rregullat. Intensifikimi i vaksinimit është armë jetëshpëtuese në këtë situatë.
PYETJA: Si qëndron situata tek vaksinimet?
MANASTIRLIU: Kemi fushatë intensitve, ashtu sikurse qytetarët e dinë që prej 28 marsit, kemi filluar herët për të tjerët që në janar. Dihet Shqipëria ishte ndër vendet e dyta në Ballkan, përveç Serbisë që nisi, kemi shkuar tashmë tek fasha +60, kemi përfunduar grupmoshat +80 dhe +70. Besojme se ditën e sotme arrijmë në 300 mijë vaksinime. Deri në fund të majit 500 mijë.
Kapacitetet tona të vaksinimit janë të mëdha. Mund të përballojmë edhe më shumë vaksinime. Kemi dhe disponibilitet vaksinash, kemi kontraktuar mbi 1 milion doza.
Marre nga Balkanweb
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Shirat do ti lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të mbizoterohet nga kthjellime dhe vranësira të herë ...
BERAT- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi Beratin mbrëmjen e sotme ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.Polici u plag...
BERAT– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e efektivit, Julian Xhahalli mbrëmjen e sotme. Sipas versionit zyrtar të Policisë, tre vëllezërit G...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se së shpejti do të vijnë 50 mijë vaksina ruse Sputnik V.“Shqipëria siguron marrë...
BERAT– Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku edhe ka ndodhur plagosja e efektivit të Policisë së Shtetit, i cili kishte shkuar për kontroll në një lagje t...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. ...
BERAT– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e efektivit të Policisë së Shtetit në Berat, mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efekt...
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar...
BERAT– Zbardhet emri i efektivit të Policisë që është plagosur në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Elton Bodurin, i cili është qëllua...