Aktualitet

Plagosja e efektivit në Berat, familjari: Vëllezërit Marini erdhën me kaçavidë, do ishin vrarë po të mos vinte policia

14 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
Plagosja e efektivit në Berat, familjari: Vëllezërit Marini

BERAT- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi Beratin mbrëmjen e sotme ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.

Polici u plagos në detyrë teksa kishte shkuar për të shuar një konflikt mes familjeve Mema dhe Marini në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në ambientet e një marketi.

Në një prononcim për FaxNews kunati i personit të përfshirë në konflikt nga familja Mema u shpreh se ishte pikërisht i afërmi i tij ai cili njoftoi policinë, pasi tre vëllezërit Mema kishin shkuar në marketin ku punonte dhe kishin goditur me grusht atë dhe i kishin çarë kokën me gurë bashkëshortes.

Kunati shprehet se po mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë. Tre vëllezërit Marini u shoqëruan në komisariat.

“Kishin ardhur këtu brenda dhe kishin goditur me grusht kunatin, dhe e kishte çarë në qafë, kunata u ça në kokë me gurë. Ne jemi me mbiemër Mema. Sherri ishte me familjen Marini. Kunati njoftoi policinë dhe u fut brenda, pse do vritej me ata. Kunata 33-vjeç u godit me gurë. Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë. Erdhën që andej me kaçavidë dhe hyrën në dyqan”,– tha Marini.

LAJMI KRYESOR: Sherr mes 2 familjeve në Berat! Efektivi përleshet me 3 vëllezërit, i shkrepet arma në brez, plagoset në këmbë. Jashtë rrezikut në Tiranë, Policia nis hetimet

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat

Sondazh

Poll