Politike

Skandali me të dhënat personale, Ndreca: Vetëm karta e identitetit është e dhënë personale, adresa dhe numri telefonit nu

14 Prill 2021, 19:41 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, Ndreca: Vetëm karta e

TIRANË– Në emisionin “Çim Peka Live”, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Plarent Ndreca, foli për publikimin e të dhënave personale nga database e E-Albania.

”Për mua, e vetmja e dhënë personale është ID (karta e identitetit). Është një institucion që i mbron të dhënat personale të qytetarëve. Database e merr çdo parti politike. Numri i telefonit nuk është e dhënë personale. As adresa nuk është e dhënë personale”,- tha Ndreca.

Skandali është zbuluar nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike plarent ndreca skandali me te dhenat personale plarent ndreca skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll