Aktualitet

Kontrollorët turq në Rinas, 13 eurodeputetë ‘shuplakë’ Ramës, LETËR KE-së: U vu në rrezik siguria e njerëzve, konta

14 Prill 2021, 14:20 Nga DOSJA

BRUKSEL– Një grup eurodeputetësh i kanë nisur një letër Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri me kontrollorët e aeroportit të Rinasit. Në letrën e 13 deputetëve thuhet se qeveria shqiptare ka tentuar që ta zgjidhë situatën në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare, ndërsa shton se zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me të huaj ka vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve në hapësirën shqiptare. Sipas tyre, fakti që qeveria shqiptare ka lënë hapësirën ajrore në dorë të kontrollorëve turq për disa orë, ka cënuar sigurinë e personave që kanë udhëtuar në Rinas. 

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

LETRA E PLOTË:

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.

Në mes të një mosmarrëveshje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore.

Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës.

Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret evropiane të sigurisë të vendosura

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi.

Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Evropës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Jug-Lindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.

Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisënë mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe ti ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për tiu siguruar atyre një mjedis të sigurt pune, dhe një hapësirë të sigurt ajrore.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së.

Eurodeputetët që kanë nënshkruar letrën:

Clare Daly

Mick Wallace

Gunnar Beck

Luke Ming Flanagan

Costas ,avrides

Tatjana Zdanoka

Ciaran Cuffe

Dietmar Koster

Marianne Vind

Athanasios Konstantinoi

Maeco Campomenosi

Elena Kointoura

Elena Lizzi

I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim nga KLSH-ja.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet easa komisioni europian prostesta e kontrolloreve ne rinas easa komisioni europian prostesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll