Aktualitet

Vrasja e qenve në Shqipëri/ Ndodhitë bëjnë bujë në Itali, 70 organizata italiane letër ambasadores Anila Bitri: Me vdekj

14 Prill 2021, 14:16 Nga DOSJA
Vrasja e qenve në Shqipëri/ Ndodhitë bëjnë bujë

TIRANË- Shtatëdhjetë organizata italiane për mirëqenien e kafshëve dhe organizatat mjedisore i shkruajtën ambasadores shqiptare në Romë për të ndaluar masakrën e qenve endacakë që po zhvillohet në Shqipëri, një “pastrim” në funksion të zgjedhjeve parlamentare diç e quajnç ata.

“Ne kërkojmë që autoritetet lokale menjëherë t’i japin fund kësaj masakre mizore dhe të padrejtë. Me vdekjen nuk ka pastrim ”. – shkruhej në deklaratë.

Sipas mediave italiane, 70 organizatat e Federatës Italiane të shoqatave për të drejtat e kafshëve dhe mjedisit, përfshirë Gaia Animali e Ambiente, e shkruajnë këtë në një letër për Ambasadoren Shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë së Tiranës për trajtimin e rezervuar për qentë endacakë të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit.

“Në këto kohë, shumë qytetarë shqiptarë, thotë Edgar Meyer, i Gaia Animali e Ambiente- kanë protestuar në shesh dhe na kanë shkruar duke denoncuar trajtimin e keq për qentë endacakë kur afrohet data e caktuar për zgjedhjet parlamentare. Kafshët do të kapeshin me pretekstin e një fushate sterilizimi, do të dërgoheshin në klinikën veterinare komunale ku eleminohen brutalisht me një injeksion të acidit klorhidrik në zemër dhe më pas të “hidhen” në plehrat e qytetit. Ne kërkojmë që autoritetet lokale menjëherë t’i japin fund kësaj masakre mizore dhe të padrejtë. Me vdekjen nuk ka pastrim ”.- përfundon letra.

Gjithçka nisi pasi një video të publikuar nga “Animal Rescue Albania”, e cila u bë virale ku shihen punonjësit e Bashkisë që marrin një qen dhe e fusin në kafaz për ta larguar nga shtëpia e tij, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve për ta lënë të lirë.

Pas kësaj aktivistët për të drejtat e kafshëve dolën në një protestë përballë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkuan mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vrasin me acid, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet edhe me punonjësit e Policisë. Teksa qëndronin përballë Bashkisë, disa prej tyre janë shprehur se civilët e Bashkisë i vrasin kafshët dhe nuk japin asnjë informacion se çfarë po bëjnë me to.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila bitri lani edgar meyer proteste per kafshet ne tirane anila bitri lani edgar meyer proteste per kafshet ne tirane

Sondazh

Poll