Aktualitet

FOTOT/ Kolë Hysenaj hap lokal, prokurori i “zhytur” nga të zezat investon në biznes para provës së Vettingut… ëngjë

14 Prill 2021, 14:00 Nga DOSJA
FOTOT/ Kolë Hysenaj hap lokal, prokurori i “zhytur” nga të

TIRANE- Pas shtatë muajsh shtyrjeje të paargumentuar, Kolë Hysenaj rikthehet përballë trupës së KPK, me shpresën se fushata elektorale do të marrë vëmendjen dhe vendimi për të do të kalojë pa u ndier. Jo vetëm me shpresën.

Pasi provoi metodat që do t’i kishin zili edhe grupet kriminale, Kola po kërkon edhe pak ndihmë nga qielli. Dhe, meqë qielli, mesa duket nuk i është përgjigjur, ka vendosur ta improvizojë në lokalin e tij.

Është një lokal pranë Prokurorisë së Tiranës, që prej vitesh e përdor për të kompesuar rrogën e shtetit. Siç duket edhe nga fotot, me shpejtësi, përpara së enjtes së Vettingut, tavani i lokalit po ndryshon.

Pas këtij investimi për tu patur zili, për një prokuror me rrogë shtetërore, lokali duket më shumë si kishë. Engjëjt që fluturojnë nëpër tavanin e lokalit, janë miqtë e fundit që ka futur Kolë Hysenaj për të kaluar vetingun.

Pasi nuk i fshehu dot pronat në Korcë, nuk e justifikoi dot makinën as më marifetin e shitjes apo shkëmbimit, pasi nuk i bëri punë asnjë mjet i pranuar nga ligji për shkeljet (lexo linkun https://dosja.al/vetingu-kole-hysenaj-shpreson-te-fuse-sarajet-e-korces-ne-thesin-e-rilindjes-10-arsye-qe-e-penalizojne/), Kola, pavarësisht besimit, ka thirrur në ndihmë engjëjt. Me gjasë, edhe nëse nuk e ndihmojnë të mbajë punën e Shtetit, do ta ndihmojnë të puna private, si biznesmen.

(dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj lokali i kol hysenajt vettingu per kole hysenajn kole hysenaj lokali i kol hysenajt vettingu per kole hysenajn

Sondazh

Poll