Aktualitet

Ekzekutoi Shkëlzen Kastratin, lihet sërish në burg Albert Zaja

14 Prill 2021, 13:53 Nga DOSJA
Ekzekutoi Shkëlzen Kastratin, lihet sërish në burg Albert Zaja

TIRANË– Albert Zaja, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Për herë të dytë, Zaja është paraqitur para togave të zeza, ku është njohur me masën ‘arrest me burg’. Herën e parë që dolu para gjykatës, më 24 mars, ishte vetë Zaja ai që kërkoi që të lihej në burg.

Zaja u vu në pranga nga forcat RENEA në Nikël. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ende vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën, Shkëlzen Kastrati për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja arrestohet albert zaja shkelzen kastrati albert zaja arrestohet albert zaja shkelzen kastrati

Sondazh

Poll