Aktualitet

Shehi: Përfaqësuesit e OSBE u habitën kur u tregova skandalin e vjedhjes së të dhënave personale

14 Prill 2021, 13:31 Nga DOSJA
Shehi: Përfaqësuesit e OSBE u habitën kur u tregova skandalin e

Kreu LZHK, Dashamir Shehi, ka denoncuar këtë të mërkurë tek zyrtarët e OSBE skandalin  e vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste.

Këtë fakt Shehi e zbuloi gjatë intervistës në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, ku pohoi se edhe përfaqësuesit e OSBE që kanë parë se ç’ndodh në vendet e lindjes mbetën të habitur se si mund të vidhen të dhënat personale të qytetarëve nga zyrat e shtetit nga një forcë politike.

“Kjo është gjëja me rëndë, të vjedhësh të dhënat personale për një grusht votash është maskarallëk nga frika e humbjes milionave të parave të korrupsionit. Këto kanë frikë dhe bëjnë gjithçka, do nxjerrin kriminelë për fushatë. Fola sot me disa përfaqësues  të OSBE u habitën për skandalin e vjedhjes së të dhënave personale nga zyrat e shtetit, ata kanë parë vende si të lindjes, ku Putini burgos e vret rivalët, u habitën kur morën vesh se këtu janë vjedhur të dhënat personale të qytetarëve nga PS. Si ka mundësi që një parti vjedh të dhënat e qytetarëve, është sinjal për t’ju treguar shqiptarëve se çfarë rrezikoni nga vjedhja e të dhënave” pohoi Dashamir Shehi.

MARRE NGA ABC NEWS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir shehi vjedhja e te dhenave personale dashamir shehi vjedhja e te dhenave personale

Sondazh

Poll