Bota

Trump i dërgon letër vajzës së diganostikuar me tumor, 27-vjeçarja: Nuk e besova!

15 Shkurt 2019, 10:01 Nga DOSJA
Trump i dërgon letër vajzës së diganostikuar me tumor,

Rachel Robbins, 27 vjeç, një studente infermierie në Universitetin e Alabamas së Jugut në SHBA, e cila u diagnostikua së fundi me një tumor në tru, u çudit kur hapi postën e saj dhe mori një letër personale nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë.

“Unë isha i habitur, sinqerisht, nuk mund ta besoja këtë. U ndjeva shumë e nderuar që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dëgjoi historinë time dhe po lutej për mua nga Shtëpia e Bardhë”, u shpreh ajo për Fox News. 

Për këtë sëmundje të rëndë vajza e re ka pasur simptoma që para një viti. 

“Ne kohët e fundit mësuam për guximin dhe këmbënguljen që keni shfaqur gjatë rrjedhës së sëmundjes suaj. Ne ju mbajmë ju dhe të dashurit tuaj në lutjet tona dhe ju dërgojmë dëshirat tona më të ngrohta për një shërim të shpejtë dhe të plotë. Shpresojmë se dashuria dhe mbështetja e miqve dhe familjes ju forcon dhe inkurajon gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që Perëndia t’ju japë ngushëllim dhe forcë ndërsa vazhdoni këtë betejë të guximshme. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju. “, shkruhet në letrën që i ka dërguar Trump. 

Prindërit e  vajzë së re, të cilës janë misionarë në Ishujt Kajman, thanë se kjo do të thotë shumë për 27-vjeçaren që të ketë njerëz që luten për shërimin e saj në mbarë botën. 

Vajza 27-vjeçare sapo kreu një operacion  më 1 shkurt dhe mjekët i hoqën plotësisht tumorin dhe ajo ende është duke u trajtuar.  Robbins, e cila punon si një ndihmëse në spital tha se ishte një përvojë e dobishme kjo e operacionit pasi do të jetojë gjatë.

“Unë dua të jem një infermiere që së pari të ndihmoj ashtu si infermieret që më ndihmuan gjatë operacionit tim”, tha Robbins. 

Burimi: Fox News 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump rachel robbins shba donald trump rachel robbins shba

Sondazh

Poll