Bota

Joe Biden telefonon Putin dhe i kërkon uljen e tensioneve me Ukrainën

13 Prill 2021, 18:07 Nga DOSJA
Joe Biden telefonon Putin dhe i kërkon uljen e tensioneve me Ukrainën

SHBA-Joe Biden, presidenti i SHBA ka telefonuar homologun e tij rus Vladimir Putin, të cilit i ka kërkuar uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat, Shtëpia e Bardhë ka thënë se gjatë telefonatës Biden ka shprehur shqetësim për  ndërtimin ushtarak që Rusia ka bërë në rajonin e Krimesë dhe në afërsi të kufirit të Ukrainës.

Biden i ka propozuar Putin-it gjithashtu mbajtjen e një samiti me Putin në një vend të tretë në muajt e ardhshëm. Më tej, Biden ka bërë të qartë se SHBA do të mbrojë interesat kombëtare në mënyrë të vëndosur në përgjigje të veprimeve të Rusisë, të tilla si ndërhyrjet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Pse Rusia është në luftë me Ukrainën?

Që nga shembja e komunizmit në 1991, trupat ruse kanë ndërhyrë në konflikte në disa zona të ish-Bashkimit Sovjetik, veçanërisht në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazit.

Në Prill 2014, menjëherë pas aneksimit nga Krimi të Rusisë, separatistët pro-rusë kapën një pjesë të madhe të rajoneve të Ukrainës Lindore Donetsk dhe Luhansk. E njohur si Donbas, zona e konfliktit është kryesisht rusishtfolëse dhe tani shumë nga banorët e saj kanë pasaporta ruse. Presidenti Putin thotë se Rusia do të mbrojë qytetarët rusë jashtë vendit, nëse shihet se janë në rrezik. Marrëdhëniet ruso-ukrainase tani janë sigurisht armiqësore, por nuk është luftë e gjithanshme.

Përdorimi nga Rusia i forcave speciale GRU, luftës kibernetike dhe propagandës në këtë dhe konflikte të tjera njihet si “luftë hibride”, jo një luftë e nxehtë, por as një konflikt i ngrirë.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota biden telefonon putin rusia ukraina biden telefonon putin rusia ukraina

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 16:11

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri

Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 pril...