Bota

Vjosa Osmani bën takim me ish presidentët; vendi mund të ecë përpara nëse respekton kujtesën dhe traditën institucionale

13 Prill 2021, 17:52 Nga DOSJA
Vjosa Osmani bën takim me ish presidentët; vendi mund të ecë

KOSOVË -Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës ka bërë një takim me ish presidentët e mëparshëm të vendit, Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagën, për të diskutuar mbi përvojat që ato kanë patur në krye të vendit.

Presidentja mendon se vendi mund të ecë përpara nëse respekton kujtesën dhe traditën institucionale.

Të gjithë paraardhësit e saj janë shprehur të kënaqur për postin që ka marrë Osmani dhe se janë të lumtur që Kosova ka një përfaqsim dinjitoz të tillë pasi Osmani është zgjedhja e duhur sidomos për avancimin e rolit të gruas në shoqëri.

 “Kjo është e domosdoshme nëse dëshirojmë që shteti ynë të ecë përpara duke mësuar ata që i kanë shërbyer shtetit, qoftë këtij institucioni, qoftë institucione të tjera në periudha të ndryshme. Po ashtu për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të vazhdueshëm me ish-presidentët, sidomos me çështje që janë të interesit nacional, të mirëqenies së qytetarëve tanë,” tha Osmani.

Fatmir Sejdiu është presidenti i parë i Kosovës në pavarësi, dhe isaj si kryeshtetare bashkë me ish-homologun, Pacolli.

“Mendoj që është një zgjedhje e mirë. Natyrisht Kosova tash e sa kohë është me peripeci në proceset zgjedhore, por që ka marrë mbështetjen e institucionit më të lartë të vendit. Ajo përgjegjësi e marrë do të materializohet me veprimtari të pandërprerë, suksesshme dhe në dobi të vendit, të punoni drejtë bashkëpunimit të thellë institucional me institucionet e vendit. Me parlamentin, qeverinë dhe institucionet e tjera dhe me shoqërinë civile,” u shpreh Sejdiu.

“Jam i lumtur që Kosova ka një përfaqësim dinjitoz dhe ne do të qëndrojmë prapa me fuqinë tonë që kemi, atë që dimë dhe atë që mundemi. Një është e sigurt që vullneti dhe dëshira nuk mungojnë”, deklaroi Pacolli.

Jahjaga, presidentja e parë grua e Kosovës, tha se Osmani është zgjedhja e duhur, veçanërisht për avancimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Jeni duke vazhduar një traditë jashtëzakonisht të mirë të konsultimit dhe koordinimit edhe me ish-presidentët. Ky është funksioni edhe detyra e presidentit të vendit. Jeni zgjedhja e duhur në momentin e duhur për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, veçanërisht për gruan e Kosovës, kemi shumë punë për të bërë së bashku,” tha Jahjaga.

Tre ish-presidentët shprehën gatishmërinë për të ofruar kontributin e tyre për presidenten Osmani.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill, e pesta udhëheqëse shteti dhe e dyta grua në postin më të lartë të Republikës.

(E.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora takim me ish presidentet vjosa osmani takim me ish presidentet vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 16:11

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri

Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 pril...