Bota

Irani vazhdon akuzat kundër Izraelit për sulmin kibernetik, Ministri i Jashtëm: Pozicioni jonë do të forcohet akoma më shu

13 Prill 2021, 13:38 Nga DOSJA
Irani vazhdon akuzat kundër Izraelit për sulmin kibernetik, Ministri i

IRAN-Javad Zarif, Ministri i Jashtem i Iranit ka akuzuar Izraelin për “thurjen”e një loje pas sulmit në sitin bërthamor të Iranit Natanz, gjë e cila kjo i bën më të vështira negociatat mbi kthimin e Teheranit në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.

“Izraeli luajti një lojë shumë të keqe nëse mendonte se sulmi do të dobësonte dorën e Iranit në bisedimet bërthamore. Përkundrazi, kjo do të forcojë pozicionin tonë.” tha Javad Zarif në një konferencë shtypi në kryeqytetin iranian sipas The Guardian.

Benny Gantz, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit bëri thirrje për një hetim duke thënë se politika tradicionale e paqartësisë së Izraelit do të kompromentohej për shkak të rivalitetit.

SH.B.A. ka thënë se nuk ka luajtur asnjë rol në sulmin e sofistikuar “në asnjë mënyrë”, por ka lënë të paqartë nëse i është dhënë paralajmërim paraprak për veprimet e Izraelit. Ekziston një farë shqetësimi se zyrtarët e inteligjencës amerikane mund të kenë zbuluar detajet në një shenjë mosmiratimi, ndoshta pasi mund të heqë dorë nga përpjekjet e Joe Biden për të ecur përpara me negociatat që Izraeli kundërshton.

Sulmi ndaj Natanz erdhi pesë ditë pas një sulmi të dukshëm Izraelit me një minë anijeje iraniane në Detin e Kuq, për të cilin zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë pretenduar prej kohësh se ishte një anije komande dhe kontrolli e përdorur për të mbështetur Houthët e mbështetur nga Teherani në luftën në Jemen.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota irani izrael sulm berthamor irani izrael sulm berthamor

Sondazh

Poll