Bota

Plagoset rëndë një vajzë 10-vjeçare në Paris, autori i krimit nuk dihet ende

13 Prill 2021, 15:04 Nga DOSJA
Plagoset rëndë një vajzë 10-vjeçare në Paris,

PARIS– Një burrë, ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine duke plagosur një vajzë 10-vjeçare dhe babain e saj të cilët ishin duke hipur në automjet.

Sipas CNN, incidenti ka ndodhur në periferi të Padin të Parisit, në rajonin Saint-Denis që është një lagje e banuar kryesisht nga familjarë. Vajza e vogël është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital nga babai i saj i cili pati disa dëmtime të vogla.

Autori i ngjarjes është arratisur menjëherë dhe është në kërkim nga policia ndërkohë qe motivet e krimit mbeten ende të paditura.

Ky është sulmi i dytë me armë i ndodhur gjatë kësaj jave ne Paris pas sulmit të djeshëm ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur ndërsa autori i krimit akoma nuk është bërë i ditur.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota paris plagoset e mitura ne paris te shtena ne paris paris plagoset e mitura ne paris te shtena ne paris

Sondazh

Poll