Bota

Dendias do të vizitojë neser Ankaranë: Nëse ne presim që gjërat të qetësohen plotësisht, takimi s’do të ndodhë

13 Prill 2021, 16:57 Nga DOSJA
Dendias do të vizitojë neser Ankaranë: Nëse ne presim

GREQI-Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek do të vizitojë nesër Ankaranë për të takuar homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Kjo lëvizje është ndërmarrë pas krizës që Turqia pati me Athinën, e cila zgjati gati një vit.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me Turqinë duke mos u pajtuar, pasi pajtimi me Turqinë është shumë larg,” tha një zyrtar i lartë qeveritar në prag të vizitës së ministrit të jashtëm në Ankara sipas mediave greke.

Taktika greke me vizitën e Dendias në Turqi:

“Nuk ka asnjë arsye pse ministri i Jashtëm nuk duhet të bëjë një vizitë në Turqi. Nëse ne presim që gjërat të qetësohen dhe të restaurohen plotësisht, vizita nuk do të ndodhë kurrë,” tha një zyrtar qeveritar kur u pyet nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me përshtatshmërinë e bisedimeve që do të mbaheshin në Ankara të mërkurën.

Për javën e kaluar, Ministri i Jashtëm grek me zyrtarët përkatës, bashkëpunëtorët e tij dhe Zyra e Kryeministrit kanë përgatitur rresht për rresht çdo minutë të vizitës së tyre në Turqi. Mediat greke shkruajnë për nga një takim midis dy ministrave që do të dalë mirë në skenarin tjetër hipotetik se gjërat mund të shkojnë keq.

Përveç kësaj, ato që pritet të diskutohen mes Dendias-Çavusoglu, mund të ngrihen të gjitha çështjet me interes dypalësh: nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri tek çështja të ushtrisë turke që iku pas grushtit të shtetit 2016.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dendias viziton ankarane mevlüt çavuşoğlu nikos dendias tensionet greq-turqi dendias viziton ankarane mevlüt çavuşoğlu nikos dendias tensionet greq-turqi

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 16:11

Problemet në Kosovë e fushatën në Shqipëri

Kanë kaluar disa javë prej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpenzon një pjesë të kohës duke u marrë me zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 25 pril...