Bota

Arrestohet Komandanti i policisë së një province ne Milano, Salvadore Furci në bashkëpunim me një shqiptar, i vendosen kok

13 Prill 2021, 15:55 Nga DOSJA
Arrestohet Komandanti i policisë së një province ne Milano,

ITALI-Salvatore Furci, komandanti i policisë në provincën Trezzano sul Naviglio të Milanos, u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia italiane bashkë me shtetasin shqiptar Mariglen Memushi. Urdhrin paraprak për arrestim e kanë bërë zv/prokuror Alessandra Dolci dhe Gianluca Prisco pas hetimeve të kryera nga ekipi i policisë së Milanos.

Furci është arrestuar për arsye se vendosi drogë në bashkëpunim me shqiptarin në makinën e koleges së tij Lia Vismara 31 vjeçe. Arsyeja mendohet të ketë qënë ‘hakmarrja’ kundrejt koleges së tij pasi ajo fitoi konkursin e pozicionit të oficerit në 2019 duke i zënë vendin Furcit i cili ishte i pozicionuar aty një vit më parë sipas mediave italiane.

Bashkëpunëtori i Salvatore Furcit, Mariglen Memushi ka telefonuar 112 në mënyrë të fshehtë , duke pretenduar se ai i kishte shitur drogën Lia Viasmara-s dhe se ajo e kishte paguar me kartmonedha të falsifikuara. Pas analizimit të dhënave nga policia, djali që telefonoi u gjend edhe pse ishte munduar të maskonte zërin. Më pas u bë e gjithë ngjarja e ditur duke konstatur se Furci ka qënë bashkëpunëtor me djalin në mënyrë që të hakmerrej ndaj Lia Viasmara-s.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lia vismara mariglen memushi. salvatore furci trezzano sul naviglio milanos lia vismara mariglen memushi. salvatore furci trezzano sul naviglio milanos

Sondazh

Poll