Bota

FDA këshilloi ndërprerjen e vaksinimit, Johnson and Johnson del në deklaratë: Nuk ka lidhje mes dozës dhe rasteve të mpiks

13 Prill 2021, 13:25 Nga DOSJA
FDA këshilloi ndërprerjen e vaksinimit, Johnson and Johnson del

SHBA- Kompania farmaceutike Johnson and Johnson ka mohuar lidhjen mes vaksinës së saj dhe mpiksjes së gjakut. BBC shkruan se kjo deklaratë e ‘J&J’ ka ardhur pas këshillimit nga FDA se duket të pezullohet për një afat të caktuar përdorimi i kësaj vaksine. Në deklaratë thuhet se ata do të vazhdojnë të punojnë ngushtë për të vlerësuar të dhënat e nxjerra nga enti-rregullatorët dhe se pas analizimit të informacioneve do të dalin në një deklaratë për media.

 “Siguria dhe mirëqenia e njerëzve që përdorin produktet tona është përparësia jonë numër një. Ne ndajmë të gjitha raportet e ngjarjeve të padëshiruara në lidhje me individët që marrin vaksinën tonë Covid-19, së bashku me vlerësimin tonë të këtyre raporteve, me autoritetet shëndetësore në përputhje me standardet rregullatore. Ne jemi të vetëdijshëm se ngjarjet tromboembolike përfshirë ato me trombocitopeni janë raportuar me vaksinat Covid-19. Aktualisht, nuk është krijuar asnjë lidhje e qartë shkakësore midis këtyre ngjarjeve të rralla dhe vaksinës Janssen Covid-19. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me ekspertë dhe rregullatorë për të vlerësuar të dhënat dhe për të mbështetur komunikimin e hapur të këtij informacioni për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe publikun,” thuhet në deklarartë.

Nga vaksinat që janë bërë nga ‘Johnson and Johnson’, janë shfaqur gjashtë raste me trompozë dhe me mpiksje gjaku. Nga këto gjashtë raste me tropmozë, ku një rast ka rezultuar fatal dhe një tjetër rast është në gjendje kritike. Pas këtyre ngjarjeve FDA këshilloi që të pezullohej vaksinimi me këtë vaksinë për një afat të cakuar, deri sa të dalin rezultat e raportit nga CDC dhe FDA.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota fda johnson and johnson fda johnson and johnson

Sondazh

Poll