Bota

Gjermania në prag të valës së tretë të Covid, Merkel: Duhet të kthejmë masat e rrepta

13 Prill 2021, 12:06 Nga DOSJA
Gjermania në prag të valës së tretë të Covid,

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar parlamentit kompetenca të përkohshme për t’i mundësuar qeverisë së saj që të vendos bllokime të rrepta për të parandaluar valën e tretë të Covid në vend. The Guardian shkruan se Merkel ka thënë se e vetmja gjë që mund të luftojë valën e tretë të Covid janë masat e rrepta që duhet të merren.

“Që situata të përmirësohet, ne duhet të ndalojmë valën e tretë, ta thyejmë atë dhe ta kthejmë atë, dhe masat për të luftuar pandeminë duhet të jenë më të rrepta. Një gjë po na ndihmon jashtëzakonisht shumë: ndërsa përgatitemi për ato kufizime, fushata e vaksinimit është në progres dhe po ndërton vrull çdo ditë,” tha Merkel.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Gjermani janë regjistruar 3,021,064 persona me Covid, ndërsa 79,110 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel vala e trete e covid ne gjermani angela merkel vala e trete e covid ne gjermani

Sondazh

Poll