Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhelyi letër Albin Kurtit: Duhet rinisje e shpejtë e Dialogut

13 Prill 2021, 12:42 Nga DOSJA

KOSOVË-Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi i është drejtuar me një letër kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Në letrën e dërguar, Varhelyi i ka kërkuar Kurtit rinisje të shpejtë të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e Varhelyi.

Sipas Varhelyit, një gjë e tillë është jetike për rrugën e secilit shtet drejt BE’së.

Kjo është thelbësore për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, thuhet ndër të tjera në letër.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi olivér várhelyi albin kurti dialogu kosove-serbi olivér várhelyi

Sondazh

Poll